Ku po shkon, o Dardan?!

Sport July 28, 2016 - 15:54

Sigal Prishtina në edicionin e ri do të luajë pa lojtarin më të mirë të deritanishëm, Dardan Berishën. Ylli kosovar ka konfirmuar largimin e tij nga kryeqyteti, duke u thënë lamtumirë “Plisave” dhe Sigal Prishtinës, me të cilën ka fituar trofe të shumtë.

Në një prononcim për “Zërin”, Berisha e ka paralajmëruar transferimin e tij jashtë vendit.

“Ka ardhur koha që të largohem nga Prishtina. Kam kaluar vite të mrekullueshme në Kosovë dhe kam fituar gjithçka. Është koha që karrierën time ta vazhdojë jashtë Kosovës. Kam oferta dhe shumë shpejt do të vendosi se për cilin ekip do të luajë. Opsion është edhe rikthimi në kampionatin polak”, tha Berisha. /Zëri/