A do të luajë Berisha për Kosovën? Përgjigjet sulmuesi i Norvegjisë

Sport July 27, 2016 - 16:58

Mesfushori me tipare sulmuese i Salzburgut, Valon Berisha, është i kënaqur me triumfin në sfidën e djeshme. “E kemi pasur shumë të vështirë në Elbasan, megjithatë ishim të përgatitur për këtë. Ne jemi një skuadër që kemi kualitete dhe mendoj se kjo e ka bërë diferencën, edhe pse nuk kemi luajtur në 100 për qind të formës sonë. Megjithatë, kemi marrë maksimumin nga kjo përballje”, tha shqiptari, i cili mori edhe 11-metërshin për austriakët.

Image

Në këtë moment, në drejtim të tij kanë vërshuar ofendime nga tifozët e kuq.

“I prisja këto ofendime, pasi po luante një shqiptar kundër shqiptarëve”, tha futbollisti, i cili nuk e mohoi mundësinë që në të ardhmen të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

“Nuk e di nëse Kombëtarja e Shqipërisë më ka bërë ftesë, pasi unë kam debutuar që 18 vjeç me atë të Norvegjisë. Nuk e di nëse do të luaj me Kosovën në shtator, por gjithçka mund të ndodhë. Për momentin mund të them se jam pjesë e Kombëtares norvegjeze”, ka mbyllur Berisha në deklaratën e tij.

Image