Mascherano vazhdon me Barcelonën

Sport July 27, 2016 - 16:41

Në ditën e prezantimit të André Gomes, arrin një lajm tjetër i madh për Barcelonën.

Në fakt, pas takimeve të shumta që kanë ndodhur, Javier Mascherano e ka vazhduar kontratën me gjigantin katalunas, përcjellë Zëri.

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi argjentinas ka arritur marrëveshje për një kontratë trevjeçare.

“Është arritur marrëveshja dhe Mascherano do të vazhdojë të luajë për Barcelonën për tri vjetët e ardhshëm”, ka thënë zyrtari i klubit, Alberto Soler.

Mascherano kishte arritur në “Camp Nou” si mesfushor defanziv nga Liverpooli, por trajneri Pep Guardiola e kishte shndërruar atë në një qendërmbrojtës dhe ish-futbollisti i West Hamit e ka kryer me përpikëri këtë rol viteve të fundit.

Atë e kërkonte Juventusi, por në fund Mascherano vendosi të qëndrojë në Spanjë, ku edhe mund ta mbyllë karrierën. /Zëri/