Perdedaj bëhet me ekip të ri

Sport July 27, 2016 - 15:59

Fanol Perdedaj e ka mbyllur eksperiencën në FSV Frankfurt. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës karrierën do ta vazhdojë te ekipi i Bundesligës 2, Munchen 1860.

25-vjeçari, i njohur me nofkën “Gattuso”, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e ri, përcjellë Zëri.

“Trajneri Favre më ka lënë nofkën Gattuso, i cili ka qenë model për mua”, ka thënë Perdedaj. Munchen 1860 e ka konfirmuar edhe transferimin e Neben Oliçit. /Zëri/