Napoli gjen zëvendësuesin e Higuainit

Sport July 26, 2016 - 21:44

Napoli po mendon të transferoj polakun Arkadiusz Milik si zëvendësues të Gonzalo Higuain

Drejtuesit e Napolit janë vënë në ndjekje të një sulmues për të zëvendësuar Gonzalo Higuainin, i cili për 94 milionë euro u transferua në Juventus.

Mauro Icardi ka qenë zgjedhja e parë, por Interi nuk dëshiron ta shes atë.

Mundo Deportivo shkruan se, Napoli tashmë e dëshiron sulmuesin polak të Ajaxit, Arkadiusz Milik, për të cilin do të ofrojë 35 milionë euro. /Express/