Flet Roberti për ndarjen nga Nora dhe shtëpinë e re

Showbiz July 03, 2016 - 14:44
Pak minuta më parë një lajm tjetër rreth ndarjes së Robertit dhe Norës ka pushtuar mediat.

Shkrimet e tilla janë bazuar vetëm në një fotografi që Nora Istrefi ka publikuar në Snapchat ku tregon se është duke rregulluar shtëpinë e re dhe asgjë tjetër, shkruan lajmi.net.

LEXO EDHE: Ndahen Nora dhe Roberti, ja dëshmia (FOTO)

Ky fakt ka bërë që disa gazetarë të shkruajë menjëherë për ndarje të çiftit, e që në fakt ajo foto nuk tregon asgjë nga kjo pjesë, vetëm punimet që po bëhen në shtëpinë e re të Norës dhe Robertit.

Lajmi.net ka kontaktuar menjëherë me Robertin dhe ai e ka demantuar këtë lajm duke thënë se ata janë shumë mirë. Sa i përket shtëpisë së re, ai pranon se së shpejti ata do të vendosen në një lokacion tjetër në një hapsirë më të madhe për familjen e tyre tre anëtarëshe./Lajmi.net.

Image