Çfarë vetura i pëlqejnë?

Showbiz June 27, 2016 - 08:01

Një veturë luksoze dhe të rehatshme rrallëkush se do ta refuzonte. Mirëpo, gjasat që të voziten në automobila të shtrenjtë dhe sportivë i kanë ata me xhepa më të thellë.

Pjesëtarët e botës së shoubiznesit me ndihmën e xhirollogarive të mëdha bankare ia mundësojnë vetes që të kenë vetura të shtrenjta. Ne ju zbulojmë se çfarë vozisin disa nga emrat më të mëdhenj të botës së shoubiznesit. Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur veturën elektrike “BMW i3” dhe me këtë veturë interesante ata vazhdimisht shihen në rrugët e Los Anxhelosit. Eddie Murphy si veturë të preferuar ka një “Ferrari” të zi.

Shpejtësia ekstreme është në venat e këtij aktori të famshëm të Hollivudit. Shakira dhe burri i saj, Gerard Pique, ditët me diell i shfrytëzojnë për vozitje me “Mercedes SL”, të cilin këngëtarja e manovron me mjaft mjeshtëri. Justin Bieber preferon Lamborghini-n, por sa herë që paraqitet në rrugë dalin edhe telashe, për shkak të vozitjes “së egër”. Ai ka me dhjetëra gjoba trafiku, por këto nuk e ndalin që të vozisë shpejt. Elen Degeneres kohë më parë ka blerë një “Ferrari” dhe shpesh di të tejkalojë edhe kufijtë e shpejtësisë. Orlando Bloom nuk e ndërron markën gjermane të “Audi”-s, ku e preferon modelin “Audi A7”.