Zhveshja në filma e huton

Showbiz June 27, 2016 - 08:00

Aktorja dhe modelja e njohur, Blake Lively, nuk mendon se ndonjëherë do të zhvishet lakuriq për një rol filmi apo televiziv sepse mendon që kjo nuk është e domosdoshme.

“Kur e shoh lakuriqësinë në film, gjithmonë jam e hutuar nga kjo. E di se nëse jam duke shikuar një skenë dhe dikush i ka gjinjtë e zbuluar, atëherë kjo pjesë e trupit është ajo që shikoj. Nuk mund të mos e bëj këtë. Nuk mendoj se kjo do të më ndodhë edhe mua”, ka thënë ajo gjatë intervistës për mediet amerikane.

Edhe pse ngurron për t’u zhveshur, aktorja 28-vjeçare ka një trup magjepsës. Por kjo bukuroshe insiston se nuk bën kurrfarë ushtrimesh për ta mbajtur formën e trupit. “Jam e tmerrshme. Nuk bëj ushtrime. Më pëlqen shumë ushqimi dhe familja ime është nga jugu, kështu që ushqimi të cilin e konsumoj nuk është aq i mirë për ju. Ka ditë kur them: ‘O Zot, nuk jam e kënaqur me mënyrën si dukem, sepse nuk mund të veshi rrobat e mia. Pastaj ha quinoa atë javë dhe pastaj ndihem mirë”, ka shtuar ajo. Blake tha se edhe në të ardhmen do të hajë çka të dëshiroja pasi që ushqimi për të është gjëja e cila i sjell kënaqësinë më të madhe. “S’e imagjinojë veten duke hequr dorë nga ushqimet e caktuara. Ushqimi më sjell kënaqësi dhe s’mund të rri pa të”, tha ajo./ZËRI