Adelina Berisha flet rreth zënkës me Encën (Video)

Showbiz May 24, 2016 - 15:37

Një koment në rrjetet sociale nga Adelina Berisha, që këngëtarja tha se ishte nga një profil “fake” bëri që situata mes saj dhe Enca Haxhiut të tensionohet.

Këngëtarja ka folur edhe njëherë rreth këtyre lajmeve që asokohe pushtuan median rozë duke mohuar të ketë qenë komenti i saj.

“Nuk është në natyrën time, pavarësisht se çfarë bëjnë të tjerët, nuk e përfoli askënd”, ka thënë mes tjerash Adelina.

Veç kësaj ajo ka kujtuar edhe kohën e fëmijërisë kur edhe nisi karrierën e saj muzikore.