EBU kerkon falje, tërheq vendimin për flamurin e Kosovës

Showbiz April 29, 2016 - 15:14

Si duket EBU është “dorëzuar” pas reagimeve të shumta që kanë ardhur pas publikimit të listës së shteteve ku ishin ndaluar disa nga flamujt e në mesin e tyre ishte ai i Kosovës.

Në një përgjijge për Magazina.al, menaxheri për komunikim me media nga Eurovisioni, Paul Jordan, ka thënë se lista tashmë është tërhequr dhe se do të krijohet një listë e re e cila do të specifikoj edhe arsyen e ndalimit të flamujve, duke kërkuar flaje për të gjithë ata qe janë ndier të fyer nga kjo listë.

“Organizatorët kuptojnë dhe pranojnë ndjeshmërinë e paraqitur në përzgjedhjen e flamujve të organizatave dhe territoreve, secili prej tyre të natyrës shumë të ndryshme. Organizatorët kërkoj falje për të gjithë ata që ndihet i fyer nga kjo listë”, ka thënë Jordan.

Ai më tej ka thënë se  EBU ka kërkuar nga “Arena Globe” dhe AXS që menjëherë të largojë dokumentin që përfshin listen me flamuj.

:Dokumenti zyrtar dhe përfundimtar i politikës per flamurin do të publikohen në faqen zyrtare, Eurovision.tv, sot më vonë, së bashku me një shpjegim të plotë”, ka thënë Jordan.

Ndryshe pas publikimit të kësaj liste kishin reaguar shumë institucione në Kosovës si Radiotelevizioni i Kosovës, ndërsa ky vendim ishte konsideruar si fyrje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.