Zyrtarët e Eurovizionit tregojnë pse u largua flamuri i Kosovës (Foto)

Showbiz April 29, 2016 - 12:19

Një skandal të vërtetë ka shkaktuar EBU si organizatore e festivalit evropian të këngës “Eurovision”.

Në fillim të javës, Organi Drejtues i festivalit apo i njohur ndryshe si Grupi i Referencave ka miratuar politikat zyrtare të përdorimit të flamujve në festival.
Në mesin e flamujve të cilët janë ndaluar të futen në sallën ku do mbahet festivali është edhe ai i Kosovës, i cili është parë shpesh duke valëvitur në Eurovision.

Magazina.al ka kontaktuar me zyrtarët e EBU-së për të marr një përgjigje në lidhje me këtë vendim.

Ata janë arsyetuar se përveç flamujve të 42 shteteve pjesëmarrëse në Eurovision këtë vit dhe shteteve që kanë marrë pjesë edhe më herët, nuk do të lejohet asnjë flamur tjetër.

“Flamuri i Kosovës nuk i plotëson këto kritere. Është e rëndësishme të thuhet se këto rregulla nuk janë të destinuara për të ndaluar flamujt e territoreve të caktuara, por për të siguruar një politikë të qëndrueshme se çfarë lloj të flamujve janë të lejuara”, ka thënë për Magazina.al Sietse Bakker, zyrtar në EBU.

Image