Mos ngurroni, provojeni fatin!

Showbiz February 16, 2016 - 08:18

Manekinia e famshme, Bar Refaeli, është njëra prej atyre femrave e cila nuk ngurron të shfaqë trupin e saj jashtëzakonisht seksi në poza mjaft provokuese, por jo vetëm kur pozon për revista apo shëtit nëpër pistat e modës. Ajo tashmë e ka bërë një zakon që ta fotografojë veten kudo që ndodhet, në rroba banje apo gjysmë e zhveshur dhe pastaj këto foto t’i postojë në rrjetet sociale, sidomos në “Twitter”, duke ua ngacmuar imagjinatën adhuruesve të saj të shumtë, që e përcjellin në këto rrjete.

“Më pëlqen ta fotografoj trupin tim të zhveshur. Nuk më vjen aspak turp për këtë. Dua që kohë pas kohe t’i shpërblej adhuruesit e mi për besnikërinë e tyre ndaj meje”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Por nuk janë vetëm fotot mjetet me të cilat intrigon fansat e saj. Ajo shpesh me komentet e saj të nxehta zbulon edhe preferencat e saj rreth meshkujve, seksit dhe gjërave tjera intime. Ajo një kohë ishte ankuar se meshkujt po ia kanë frikën që t’i afrohen dhe i ka trimëruar ata që të mos ngurrojnë por ta provojnë fatin e tyre. “Nuk e di pse meshkujt ma kanë frikën.

Nuk e di pse ndodh kjo, por do t’i inkurajoja të gjithë që ta provojnë një herë”, kishte shkruar ajo. Po ashtu, ajo ka zbuluar se tek një mashkull nuk e shikon gjithmonë vetëm bukurinë, por janë edhe vlerat tjera të cilat janë më të rëndësishme se dukja. /Zëri/