Arma e fshehtë, lëngu i gjelbër

Showbiz February 08, 2016 - 08:01

Me gati 30 vjet në industrinë e modës supermodelja, Naomi Campbell, 45 vjeçe, gati nuk ka ndryshuar aspak në dukjen e saj. Imazhi i saj edhe më tutje është në zë se është një panterë e zezë e rrezikshme, ndërsa bukuria e saj është e pandryshueshme. Por ku gjendet sekreti i saj në këtë pamje vërtet rinore pavarësisht viteve të saj. Dhe do të befasoheshit po t’ju themi se sekreti i saj qëndron në një lëng të gjelbër. “Trupi im është gati i pandryshuar falë ushtrimeve të mundimshme.

Vazhdimisht punoj në trupin tim”, ka sqaruar ajo, ndërsa në pyetjen nëse jeton në një makinë të kohës, sepse fytyra e saj nuk ka ndryshuar fare, ajo është përgjigjur: “arma ime e fshehtë është lëngu i gjelbër. Dy-tri herë në javë pi gjatë tërë ditës vetëm lëng të tillë. Jam vegjetariane dhe nuk ha kurrë pas orës tetë në mbrëmje”. Në pyetjen tjetër nëse në pamjen e saj rinore mund të kenë gisht edhe ndonjë ndërhyrje estetike, ajo me vendosmëri e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

“Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë ndërhyrje. Asnjëherë. Nuk them se nuk do të bëj këtë në të ardhmen nëse për të ka nevojë, por sinqerisht deri më tani kam qenë plotësisht e kënaqur me mënyrën se si jam dukur, prandaj edhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të tilla”, ka deklaruar ajo. Në anën tjetër, ajo ka thënë se momentalisht është beqare, por në kërkim të dashurisë së re.