Lohan i tejkalon problemet

Showbiz February 08, 2016 - 08:01

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, thotë se problemet e saj me ligjin i takojnë së kaluarës. Bukuroshja 27-vjeçare ka bërë përpjekje të mëdha për ta përmirësuar jetën e saj, pasi ka kompletuar rehabilitimin 90-ditësh gjatë muajve të kaluar, që kishte ndodhur pas arrestimit të saj për gënjim të policisë në lidhje me ikjen nga vendi i aksidentit në qershor të vitit 2012 dhe thotë se meritat për ndryshimet në jetën e saj shkojnë për Oprah Winfrey. “Problemet me ligjin i takojnë së kaluarës.

Ndihem vërtet me fat që kam mundësi të punoj me dikë siç është Oprah Winfrey dhe të krijoj. Kam një lidhje të fuqishme me të dhe e thërras sa herë që kam nevojë për këshilla, sepse ajo më mëson për gjëra të rëndësishme në jetë”, ka thënë ajo gjatë pjesëmarrjes në një televizion amerikan. Ajo thotë se gjërat kanë filluar të përmirësohen për të dhe karriera e saj sërish po kthehet në binarët e duhur, pasi kishte humbur shumë oferta për shkak të problemeve të saj. Lindsay Lohan së shpejti do të fillojë me realizimin e disa roleve filmike dhe televizive, për të cilat tashmë ka nënshkruar kontratë, ndërsa planifikon t’i kthehet edhe muzikës, ku pritet edhe këtu të ketë sukses.