I dashuri i Jonida Maliqit reagon pas videos intime të këngëtares me Flori Mumajesin

I dashuri i Jonida Maliqit reagon pas videos intime të këngëtares me Flori Mumajesin

Showbiz December 27, 2019 - 09:28
Lajmet e fundit nga showbizi

Pak orë pasi në mediat rozë nisi të qarkullojë një video e Jonida Maliqit në momente intime me Flori Mumajesin, aktori Romeo Veshaj nuk ka qëndruar duarkryq.

Fillimisht ai publikoi një video të filmit “Kapedani”, ku Xha Sulua shprehej “U prish dynjaja”, pak pasi videoja dhe lajmi që publikoi “Panorama” për Jonidën dhe Florin u fshi.

Romeo Veshaj ka fshirë foton ku kishte pozuar me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi. Nëse e mbani mend, ata shfaqeshin të dy të mbështetur pas një muri duke u parë sy më sy.

“Mission i mundur 9”, shkruante aktori ndërsa kishte etiketuar emrin e Jonidës me një zemër të zezë.

Kjo foto mungon tashmë në profilin e tij dhe ky duket si një reagim në lidhje me lajmet e fundit.

Megjithatë, Romeo dhe Jonida vijojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, të paktën deri më sot.

Aktori është përfolur për një romancë me këngëtaren, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë.

Nuk e dimë nëse kjo ka ndikuar në marrëdhënien e tyre, por kjo pritet të shihet më tej!

Shikoni videon KETU