BabyGee me të atin shajnë publikisht Policinë e Kosovës (VIDEO)

Showbiz November 19, 2018 - 23:43
Lexo Detajet

Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar një lajm në të cilin thuhej se këngëtarja BabyGee është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas është vendosur në repartin psikiatrik.

Mbrëmë (e diel) portali IndeksOnline duke iu referuar disa burimeve të tyre e kanë publikuar një informacion ku thuhej se është arrestuar këngëtarja Gordana Kingji e njohur si BabyGee, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre asaj i janë gjetur lëndë narkotike dhe vetë këngëtarja ka përfunduar në spital pasi gjendjen e ka pasur shumë të rëndë pas përdorimit të tyre dhe përzirjes.

Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me këte rast.

Më pas lajmi.net ka provuar të kontaktoj personat përgjegjës në QKUK mirëpo nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

E sot këngëtarja emri i së cilës u lakua shumë mbrëmjen e djeshme, është paraqitur nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Ajo atje ndodhet me babin e saj me të cilin e kanë realizuar një video ku shihen duke e sharë Policinë e Kosovës.

Në njëfarë mënyre ajo e ka mohuar edhe arrestimin.

">http://
View this post on Instagram

Simple ë daddy always gets me in trouble looool ë

A post shared by TheLord (@babygee) on