Modelja e njohur shqiptare pranon të zhvishet në mes të emisionit (FOTO)

Showbiz November 18, 2018 - 15:57
Lexo Detajet

Emri i saj ditë e fundit është bërë shumë i pranishëm në titujt rozë.

Aurela Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja, për të cilat komentohet shumë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të asaj puntante bashkë me të ftuarit e tjerë.

Në lojën “E vërtetë apo sfidë”, modelja pranoi që të zhvishte fustanin dhe të qëndronte e zhveshur deri në fund të programit, për t’i dhënë pikë skuadrës së saj.

Kujtojmë që Aurela ditët e fundit u përfol shumë për një deklaratë ku tha se kishte fobi nga njerëzit e shëmtuar, ndërsa përmes një statusi ajo e kishte sqaruar se çfarë kishte nënkuptuar në të vërtetë me atë fjalë.

Image