Befason Noizy! Zgjedh Kosovën si skuadër të preferuar

Showbiz November 17, 2018 - 23:45
Lexo detajet!

Gjatë mbrëmjes së sontme janë ndeshur në futboll dy kombëtaret shqiptare, Kosova- Malta dhe Shqipëria-Skocia.

Ekipi i Kosovës e ka mposhtur Maltën me rezultat 5-0, për dallim nga ai i Shqipërisë që pësoi një humbje të thellë me rezultat 0-4 ndaj Skocisë, transmeton 'Zëri.info". 

Për këtë, nuk ka munguar reagimi i reperit nga Shqipëria, Noyzit i cili përmes një postimi në My Story në llogarinë e tij në Instagram ka përkrahur hapur ekipin e Kosovës, duke e quajtur për momentin edhe të preferuarin e tij.

"Kosova eshte skuadra ime e preferuar per momentin. Mezi po pres europianin & botërorin. Shqipërin se mbaj mend kur ka fitu. Lojtar fasulesh”, ka shkruar ai./ZERI

Image 
Image