Njihuni me super shqiptaren e talentuar, korr sukses në skenën botërore ku perfomon Boyonce dhe Shakira

Showbiz November 16, 2018 - 18:26
Lexo tjera detaje

Një shqiptare në skenën e OKB, ku më parë ka performuar Beyonce dhe Shakira, Sindi Mamaqi, sopranoja që po ndërton karrierën e saj në SHBA.

Sindi Mamaqi, një prej zërave më të mirë të Operas shqiptare, një ditë më parë ka qenë e ftuar speciale në hapjen e një prej mbledhjeve të radhës së OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara). 

Në këtë event të OKB-së, që ka për qëllim sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, më parë kanë performuar emra të mëdhenj të muzikës botërore, si: Beyonce dhe Shakira...

Sindi është larguar nga Shqipëria një vit e gjysmë më parë, për t’u zhvendosur në New York, SHBA. 
Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve për kanto dhe në fakt në Shqipëri njeh një karrierë të suksesshme, me pjesëmarrje në festivale, evente të rëndësishme bamirësie, etj. Së fundmi, duket se karriera e saj po shkëlqen edhe në Amerikën e largët...

Image