Diçka më shumë mes Mimoza Shkodrës dhe Gold Ag? Flet vet këngëtarja

Showbiz November 16, 2018 - 15:51
Lajmet nga showbizi

Mimoza Shkodra ka vetëm disa muaj që i ka dhënë fund fejesës me këngëtarin Seldi Qalliu, shkruan GazetaBlic.

Madje ishte vet Seldi ai që konfirmoi një gjë të tillë në spektaklin “Dance With Me”, ku u shpreh se mes tyre kishte përfunduar, por vazhdon gëzon ende respekt si për Mimozën, poashtu edhe familjen e saj.

E ditën e djeshme këngëtarja publikoi një fotografi me reperin Gold Ag, fotografi kjo e realizuar gjatë xhirimeve të produksionit “Eurolindi”, e menjëherë ndjekësit filluan me komente të ndryshme.

E kësaj radhe ka reaguar vet Mimoza Shkodra po në atë postim, duke e plotësuar me mbishkrimin e vendosur. Këngëtarja tregoi se me Gold Ag nuk do ketë bashkëpunim për momentin, pasi do publikohen vetëm këngët e saj.

“Ne Xhirimet e produksionit @eurolindi_music faleminderit për Foton @mproduction me @arianagushi Një info për ju fansat dhe miqt e mi nuk dot kem per momentin bashkpunim me as kend me vonë patjeter qe dot ket … se shpejti dot dalin Projekte te mijat single për juve ë.
Kjo esht vetem nji Foto e bër gjat xhirimeve festive por pse jo ne te ardhmen nuk i dihet sigurisht qe me shum koleg dot kem bashkpunime …”, ka shkruajtur Mimoza.

Image