'Ushtari i rrugës' rikthehet në versionin 'LIVE' (VIDEO)

Showbiz November 14, 2018 - 16:27
Lexo Detajet

‘Ushtari i rrugës’ e ish-grupit Ritmi i Rrugës është ndër këngët që ka mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Një version ‘live’ i kësaj kënge ka ardhur nga anëtari i grupit NRG Band, Besnik Qaka.

Përmes një video të publikuar në ‘Instagram’ , Besniku ka risjellur hitin e madh të shoqëruar me piano.

“Ushtari i rrugës, 16 vite më parë, e vjetër por e artë” ka shkruar Besniku përkrah videos.

Ditë më parë Besnik Qaka ka publikuar edhe në rimake të këngës ‘Ani mori nuse’.

https://www.instagram.com/p/BqKCiO9FDEC/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading