Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar

Showbiz November 13, 2018 - 16:07
Lexo detajet!

Arti shqiptar ka humbur një ndër artistët më të mëdhenj ditën e sotme. Artisti shkodran, Paulin Shtjefni është ndarë nga jeta, por la pas shumë vepra.

Ai ishte autor i shumë tekste këngësh, pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në 19 Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin e Shkodrës.

Këngët e njohura të muzikës popullore si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky merak” etj janë pjesë e krijimtarisë së tij, të cilat ai i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik” në vitin 2008. /Intv

Image