Gold Ag dhe Xeni paralajmërojnë hitin më të ri 'Jam Gjakova'

Showbiz November 13, 2018 - 15:23
Lajmet nga showbizi

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun Shkelzen Jetishi, së bashku me reperin Arian Agushi që për publikun është i njohur si Gold Ag, kanë paralajmëruar një këngë të re, shkruan "Zëri.Info".

"Për Gjakovën", mbanë titullin kënga e re e tyre, tekstin dhe muzikën e së cilës e ka shkruar vetë reperi Gold Ag, ndërsa orkestrimin e ka bërë Rrahman Kryeziu.

Ndryshe, Gold Ag vetëm pak ditë më parë ka bërë publike këngën në bashkëpunim me këngëtarin Ismet Behxheti, këngë kjo e cila po ka një dëgjueshmëri të madhe./ZËRI