Kjo është befasia që la pa fjalë sot deputeten Blerta Deliu në zyren e saj!

Showbiz November 10, 2018 - 18:14
DETAJET

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka pranuar sot një dhuratë shumë të veçantë, shkruan “Zëri.Info”.

Deliu sot ka marrë si dhuratë një pikturë të punjar nga piktorja Saranda Xhemajli e cila arriti ta befasojë shumë deputetën.

Piktorja në pikturën dhuratë për deputetën ka pikturuar një vajzë të bukur me veshje tradicionale shqiptare.

“Zyres time në Kuvendin e Kosovës, i’u shtuan shumë ngjyra. Piktorja e talentuar Saranda Xhemajli më befasoi më këtë dhuratë shumë të veçantë. Kam përcjellë ndër vite punën e Sarandës dhe pothujse në secilën ekspozitë, në pikturat e saj mbizotëron femra dhe çiltërsia e saj e skalitur me shumë mjeshtëri. Prandaj kjo dhuratë ka simbolikën e saj dhe jam e lumtur që këto ngjyra do të bëhen pjesë e përditshmërisë sime”, ka shkruar Blerta Deliu bashkangjitur me fotografitë e publikuara./ZERI

Image
Image
Image