Rita Orës i bëhet ëndrra realitet

Showbiz November 09, 2018 - 22:40
Lajmet nga showbizi

Rita Ora mbrëmë ka performuar në sfilatën e "Victoria's Secret".

Rita Ora në parakalimin që bëri në tapetin e kuq kishte veshur një fustan nga “Versace”, shkruan lajmi.net.

Më tej ajo realizoi një performancë të ‘zjarrtë’, për të cilën shprehet se iu bë ëndrra e kahmotshme realitet.

“Që kur isha vajzë e vogël, kam ëndërruar që të përformoj në atë sfilatë! Unë dua të falënderoj ekipin tim që më ka ndihmuar ta bëj këtë. Versace faleminderit që keni punuar për veshjen time, ju dua shumë! Së shpejti do ta shihni  performancën time!”, ka shkruar Rita.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga kjo paraqitje, për të cilën pranoi vetëm komplimente.