Showbiz

Reperat që duan të ‘shtyhen’ me Feron duhet t’i marrin me vete kaq mijëra euro!

Reperat që duan të ‘shtyhen’ me Feron duhet t’i marrin me vete kaq mijëra euro!
08 nëntor 2018 • 19 : 54

Lexo detajet!

Reperi nga Kosova, Fero e ka treguar shumën se sa ju duhen reperave për tu bërë konkurent me të, shkruan “Zëri.info”.

Fero përmes "Radio Prishtinës", i ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të ‘shtyhen’ me të, se fillimisht duhet t’i sheh 500 mijë euro në 'acountin' e tij për ta bërë një “duel’ muzikor më të dhe pastaj të del përballë tij.

LEXO EDHE: Këta janë reperët thuajse të vetëm që i pëlqen Fero

Fero po ashtu ka thënë se pavarësishtë se kush është kundërshtarë, përball tij do të humbë.

“Kam ardhur me tregu për herë të fundit, që mos dyshoni në aftësin e Feros. Dua të ju them krejt reperave mos më nxitni me ua kthy dissat me këngë. Që doni me u shty me Feron, ju duhen 500 mijë euro. Edhe Eminemin me sjell këtu, edhe ai do të humbë, pavarësisht se kom respekt për të dhe ai është legjendë”, ka thënë Fero në Radio Prishtina.

Po ashtu reperi i dashur për shumë të rinjë, Fero bashkë me kolegët e tij, Fuego dhe Chill me Arushën, kanë performuar live freestyle në Radio Prishtina. ZERI

© zëri.info