Jo vetëm Buta, edhe Fero nuk e sheh konkurrent Eminemin

Showbiz November 08, 2018 - 19:25
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Reperi i labelit “On Records”, Fero i ftuar në Radiio Prishtina ka thënë se nuk ka konkurrent, shkruan “Zëri.info”.

Fero bashkë me Fuegon dhe Chill me Arushin kanë bërë një performancë për herë të parë Freestyle në Radio Prishtina.

Për këtë Fero tha se është Freestyle më i mirë i shqiptarëve i të gjitha kohërave.

Fero po ashtu ka thënë se nuk ka kundërshtar dhe se pavarësisht të gjithëve ai është më i miri.

Ai po ashtu ka përmendur edhe reperin amerikan, Eminem i cili ndryshe njihet edhe si "Zoti i Rap-it".

Për këtë reperi nga Gjilani, ka thënë se pavarësisht respektit që ka për reperin amerikan, edhe nëse e sjellin këtu, Eminem do të humbet përballë tij.

“Arsyeja që kam ardh këtu është me ju tregu që mos të dyshoni që ka tjetër më të mirë. Mos dyshoni në aftësinë e Feros. Kur kam thënë jam vendi i parë e kom mendu mirë këtë fjalë. Që doni me u shty me Feron pavarësisht kundërshtarit, Fero i mund. Edhe Eminemin me sjell këtu edhe ai ka me humbë, edhe pse ai është legjendë dhe kam respekt për të. Sa i përket hip hopit në dorë e kemi ne”, ka thënë Fero në Radio Prishtina. ZËRI