Përveç Edi Ramës edhe Emma Thompson me atlete në Buckingham Palace

Showbiz November 08, 2018 - 16:31
Lexo detajet!

Fituesja e te çmimit Oscar Emma Thompson është nderuar me një nga çmimet më të larta të Britanisë.

Ajo mori titullin nga Princi William në ceremoninë e mbajtur në Buckingham Palace të mërkurën në mëngjes për kontributin e saj në art si një prej aktoreve më të të mira të Britanisë.

Ylli 59-vjeçar mbërriti në pallat e veshur sportive një kostum ngjyrë blu dhe një palë atlete të bardha, që na kujtoi daljet e shpeshta sportive të kryeministrit Edi Rama në samitet politike.

Me sa duket veshja e atleteve në evente kaq formale po kthehet në një modë mes figurave të njohura, që përcjellin mesazhin e komfortit dhe rehatisë.

Image