Pas ndarjes nga i dashuri, këngëtarja e njohur thotë se s’do të lidhet më kurrë

Showbiz November 08, 2018 - 08:12
Lajmet nga showbizi

Duket se këngëtarja Cheryl Cole i ka dhënë fund takimeve me meshkuj, përcjellë GazetaBlic.

Derisa bëri një paraqitje në Table Manners With Jessie War, ajo foli për jetën e saj të dashurisë.

“Definitivisht brenda biznesit, e di atë që dua dhe nuk dua. Edhe nëse është e drejtë apo e gabuar, ka të bëjë me atë se si ndihem. Unë mendoj që sa i përket pjesës romantike, kam ndaluar”tha Cheryl.

“Kjo pjesë sapo është ndalur, kjo nuk ndodh më, është fundi. E kam njeriun në jetën time “, tha ajo duke iu referuar djalit të saj, Bear, të cilin e ka me këngëtarin Liam Payne.

Liam Payne dhe Cheryl Cole dhanë lajmin për ndarjen në muajin korrik.

Image