Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm në MTV EMA 2018

Showbiz November 04, 2018 - 22:16
Lajmet e fundit nga jeta

Dua Lipa ka arritur të marrë një çmim në natën e ndarjes së çmimeve të MTV.

Sonte po mbahet ndarja e çmimeve për më të mirët e muzikës në Evropë nga MTV.

Në këtë natë janë të pranishme edhe dy artiste me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Të dyja kanë qenë të nominuara për natën e sotme, e megjithëse nuk kanë arritur të marrin çmime të tjera, megjithatë Dua nuk del duarthatë.

Dua Lipa është zgjedhur si këngëtarja më e mirë e vitit në muzikën pop, duke fituar kundër emrave të mëdhenj si Camilla Cabello dhe Ariana Grande.