Dua dhe Bebe të nominuara për çmime në ‘MTV EMA’, kështu po duken sonte

Showbiz November 04, 2018 - 21:07
Lajmet e fundit nga jeta

Është duke u mbajtur ‘MTV EMA’ në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.

Në Spanjë aktualisht po mbahet ngjarja e madhe e muzikës ‘MTV EMA’, shkruan lajmi.net.

Të pranishme janë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë të madhe në botë, Dua Lipa dhe Bebe Rexha të cilat kanë edhe një arsye më shumë pse ndodhen atje.

Bebe Rexha është nominuar këtë vit në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”, për këngën e saj “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

Këngëtarja shqiptare konfirmoi së fundmi pjesëmarrjen e saj në MTV EMA 2018, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregoi se është gati për të kënduar ‘live’ para shikuesve të të gjithë Evropës.

Ndërsa Dua në MTV EMA 2018 lufton për çmimet: “Artistja më e mirë e vitit”, “Këngëtarja më e mirë e vitit në zhanrin Pop”, “Artistja më e mirë brtanike/irlandeze”, dhe “Dukja më e mirë e vitit”, por ndryshe nga Bebe ajo nuk ka për të performaur.

Image

Image

Image