'If Only' nga Dua Lipa dhe Andrea Bocelli publikohet në të gjitha platformat muzikore

Showbiz October 26, 2018 - 13:03
Lexoni lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota

Dua Lipa këto ditë ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës.

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që kënga e saj me këngëtarin e njohur Andrea Bocelli është publikuar në të gjitha platformat muzikore, shkruan lajmi.net.

Projekti i dyshes mban titullin “If Only”, ndërsa vjen i realizuar vetëm në versionin audio.

Dua ndjehet me fat që kishte rastin të bashkëpunojë me një artist siç është Andrea Bocelli, kurse njofton që kënga tashmë gjendet në të gjitha plaftormat muzikore.

“Kënga jonë e bukur tashmë është publikuar. Një nder për të punuar me @andreabocelliofficial për këngën tonë “If Only” që tani gjendet në të gjitha platformat dhe shpresoj që ju pëlqen xx”, ka shkruar Dua.