Dua Lipa dhe Rita Ora tani janë rivale edhe për diçka tjetër!

Showbiz October 23, 2018 - 17:36
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Dua Lipa dhe Rita Ora duket se do të mbeten rivale. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare kurrë nuk janë parë pranë njëra-tjetrës në evente të ndryshme as në ndonjë foto ku shprehin krenarinë e prejardhjes së tyre.

Së fundmi, Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj por jo për ndonjë projekt muzikor. Ajo është bërë imazhi i firmës së famshme të rrobave sportive “Adidas” që më parë është përfaqësuar më herët nga Rita Ora.

Kjo zgjedhje e kompanisë nuk është bërë që të shtojë rivalitetin mes këngëtarëve por këtë vit Dua Lipa ka qenë një ndër personazhet më influencuese për femrat dhe do të ishte mëse e denjë nëse ajo do të reklamonte koleksionet e reja.

Image 
Image