Kishin milionat që nga lindja

Showbiz October 23, 2018 - 08:32
Lajmet e fundi nga jeta

Edhe pse shumë figura të famshme janë rritur në varfëri të skajshme dhe se kanë luftuar shumë për të ardhur deri te fama e pasuria, ka edhe të atillë të cilëve çdo gjë u ka shkuar për mrekulli që nga dita kur kanë lindur. Ne jua zbulojmë disa prej yjeve që kanë lindur me shuma të mëdha parash në banka, përcjell “Zëri.info”.

Miley Cyrus është rritur si një fëmijë i prindërve të pasur. Babai i saj Billy Ray Cyrus është një këngëtar i famshëm i muzikës “country”, prandaj Miley ishte e pasur qëkur di për vete. Përveç kësaj, ajo i kishte të gjitha dyert e hapura për sukses.

Robin Thicke është djali i këngëtarit Alan Thicke dhe aktores Gloria Loring. Babai kishte famë botërore, ndërsa mamaja ishte një aktore e famshme e serive televizive, prandaj Robin gjithmonë ka bërë jetë luksoze.

Babai dhe nëna e këngëtarit Ed Sheeran ishin artistë të suksesshëm.

Babai i tij John është profesor dhe kurator, ndërsa mamaja Imogen punon stoli.

Ariana Grande qysh e vogël ka filluar të fitojë vetë para, duke xhiruar seri për “Nickeldeon”-in. Mirëpo ajo ishte e pasur edhe para kësaj. Babai i saj Edward është shef i kompanisë së suksesshme “Ibi Designs Inc”. Babai i këngëtarit Adam Levine është themelues i brendit të veshjes “M. Fredrica”, prandaj ai ka lindur si milioner.

Edhe Taylor Swift ka lindur në familje të pasur. Babai i saj ishte një biznesmen shumë i suksesshëm, prandaj këngëtarja gjithmonë ka qenë e rrethuar me luks. Ai kishte investuar në kompaninë e saj të incizimit para se Taylor të pushtonte top-listat botërore.

Edhe Kim Kardashian nuk ka ditur kurrë se çfarë është fukarallëku, pasi ka lindur në një familje të pasur. Babai i saj i ndjerë, Roberti, ishte njëri nga avokatët më të njohur në Los Anxhelos, ndërsa ishte bërë i famshëm duke mbrojtur O.J. Simpson-in. Edhe kur mamaja e saj ishte martuar sërish ajo kishte njerkun shumë të pasur, Bruce Jenner. /ZERI