Aktorja e njohur vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Showbiz October 23, 2018 - 08:27
Lajmet e fundi nga jeta

Aktorja 46-vjeçare e ka ndarë këtë lajm me fansat e saj të shtunën, duke sqaruar se kjo gjendje i është diagnostikuar në gusht të këtij viti, përcjell “Zëri.info”.

Aktorja e famshme e Hollivudit, Selma Blair, ka zbuluar se vuan nga skleroza e shumëfishtë, një sëmundje kjo që e përfshin sistemin nervor qendror, trurin dhe palcën kurrizore. Aktorja 46-vjeçare e ka ndarë këtë lajm me fansat e saj të shtunën, duke sqaruar se kjo gjendje i është diagnostikuar në gusht të këtij viti. Pavarësisht kësaj, Selma ka zbuluar se me vite ka simptoma të sëmundjes dhe mendon se është e sëmurë gati qe 15 vjet. Siç thotë ajo është falënderuese që ka punë, edhe pse kjo punë kohë pas kohe i paraqet problem.

Image

“Jam invalide. Nganjëherë rrëzohem. Më bien gjërat nga duart. Kujtesën nuk e kam aq mirë”, thotë Selma, e cila përmes një postimi të gjatë në “Instagram” i ka falënderuar producentët e serisë së “Netflix”, “Another Life”, ku momentalisht është duke luajtur. Aktorja ka apeluar te njerëzit që të kontrollohen rregullisht dhe nëse janë të sëmurë të kërkojnë ndihmë.

“Shpresoj se do t’ju jap pakëz shpresë njerëzve. Nuk mund t’ju ndihmojë askush nëse nuk kërkoni ndihmë. Do ta keni të vështirë në fillim. Do të jeni të përgjumur. Gjithmonë do të ju merr gjumi. Por e kam pranuar veten kështu si jam, sepse dua sërish të luaj me djalin tim. Dua të kalëroj kuajt sërish. Kam sklerozë të shumëfishtë dhe jam në rregull. Por nëse me shihni duke më rënë gjësendet nga duart në rrugë, lirisht merrni. Mua më duhet një ditë e tërë për këtë”, ka thënë ajo. /ZËRI

Image