Këta janë artistët shqiptarë që kanë kryer fakultete

Showbiz October 22, 2018 - 13:16
Lexo detajet!

Estrada shqiptare përbëhet nga këngëtarë të mrekullueshëm të cilët e kanë dëshmuar se janë të lindur për skenën.

Janë të shumtë artistët e skenës shqiptare që kanë vendosur të studiojnë, por jo në lidhje me muzikë.

E pavarësisht se janë të diplomuar, pak prej tyre i ushtrojnë ato profesione, shkruan rtv21.tv

Naim Abazi, Jehona Sopi, Mimoza Shkodra, Elvana Gjata, Yllka Kuqi, Zanfina Ismaili, Ledri Vula,  Eliza Hoxha, Adelina Emini e Vesa Luma janë vetëm disa nga këngëtarët e suksesshëm që kanë përfunduar studimet në fusha të tjera.

Naim Abazi – Këngëtari i mirënjohur, Naim Abazi i cili pos muzikës njihet për sukseset e tij edhe si udhëheqës emisionesh është mjeku i vetëm në estradë që ka lënë profesionin për muzikën. Abazi profesionin për të cilin ka mësuar gjatë, e ka braktisur për pasionin që e ka për muzikën por nuk ëahtë zhgënjyer pasi ia ka dalë shumë mirë ta bëjë publikun për vete tash e disa vite.

Jehona Sopi – Këngëtarja Jehona Sopi e cila ka qenë gjithmonë e dashur për publikun ka një kohë të gjatë që nuk e kemi parë në skenën muzikore, e kjo mungesë e këngëtares arsyetohet me punën që ajo e bënë në profesionin tjetër, asaj të psikologes. Jehona është e diplomuar në fakultetin e psikologjisë. Ajo ka hapur një qendër psikologjike ‘Hope Shëndeti Mental’ për të ndihmuar një person të ndryshojë dhe të kaloj problemet në mënyrë të dëshiruar, shkruan rtv21.

Yllka Kuqi – Në familjen e Yllka Kuqit duket se muzika edhe mjeksia janë trashëguese. Kjo për faktin se babai i Yllkës, Zeqë Kuçi është këngëtar dhe mjek. E vajza e tij Yllka përveç këngëtare aktive, është edhe psikologe. Yllka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në degën e Psikologjisë, ajo tani është Specialiste e psikologjisë klinike dhe psikoterapisë.

Eliza Hoxha – Eliza Hoxha është e njohur për publikun shqiptar që nga viti 2000, me këngën ‘Me ritëm do të vallëzoj’. Ajo vazhdon akoma të jetë e dashur për publikun. Eliza tani është arkitekte, dhe studimet e arkitekturës i ka përfunduar në Tiranë. Këngëtarja e njohur, tani përpos që është një arkitekte e shquar, ajo është edhe profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë.

Adelina Emini – Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik Dega Marketing në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht ligjeruese në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, si dhe në sektorin e marketingut në RTK.

Ledri Vula – Ledri Vula ka zgjedhur që të kryejë studimet universitare në Prishtinë për Regji filmi por, Ledri Vula përparsi i ka dhënë muzikës. Ledri, ka arritur të mbledh një numër të madh fansash dhe po vazhdon akoma të jetë në krye.

Elvana Gjata – E dashur për publikun, me zë të mahnitshëm dhe e magjishme në skenë, Elvana Gjata e ka gjetur veten si këngëtare por profesioni i saj është regjisore. Ajo ka përfunduar studimet për regji teatri.

Vesa Luma – Përveç këndimit Vesa ka studiuar për gazetari, ku këtë profesion edhe e ka ushtruar me disa emisone të ndyrshme, por si duket ajo vetën e gjenë më shumë në botën e muzikës.

Zanfina Ismaili – Në një të ardhme mund ta shohim tek ushtron profesionin si një juriste, pasi që  studimet universitare i ka të përfunduara në degën e juridikut.

Luana Vjollca – Nisi karrierën e saj si këngëtare dhe moderatore, mirepo ajo studimet i ka të përfunduar në një drejtim i cili ka dallim të madh nga puna që ajo e bënë. Luanai ka të përfunduara studimet për drejtësi.