Kështu e shkund belin Geta Beqa, me mëngjes – trupi i saj për t’u admiruar

Showbiz October 21, 2018 - 11:17
Lajmet nga showbizi

Tashmë është bërë si shprehi që sa herë të zgjohemi në mëngjes ta shohim nga një imazh sa joshës aq edhe inspirues nga bukuroshja, Geta Beqa.

Ajo si pak kush nga vajzat shqiptare, gëzon linja të hatashme trupore të cilat i ka ndërtuar krejt fal punës së palodhshme duke mos i munguar asnjëherë motivi për të jetuar shëndetshëm.

Kësaj here ajo ka vendosur që t’i gëzojë dashamirët e saj, duke publikuar një video të shkurtër e ku shihet në palestër duke shkundur belin.

E veshur me rroba të palestrës me ngjyrë hiri, ajo ka vënë në pah belin e saj të hollë derisa u pa të mbante në dy duar dy pesha të mesme të cilat i ndihmojnë asaj të vazhdoj t’i ruaj këto vija trupore dhe fuqinë.

Vajza e cila po e filmonte atë, dëgjohet në sfond duke i thënë “S’je normal”, që në këtë rast e ka thënë në formë pozitive, duke u shprehur e mahnitur nga puna e saj.

Për ju që nuk iu ka rënë ta njihni më parë, Beqa është kampione e shumëfishtë e palestrës dhe është nënë e tre fëmijëve. Ajo njihet për  stilin e veçantë të paraqitjes, dhe për jetën luksoze që bënë.

Për vite të tëra nëna bukuroshe ka arritur të rrëmbejë çmime të shumta në fushën e “bodybuilding-ut” e në rrjetet sociale ndiqet nga më shumë se 170-mijë njerëz.