Kush këndon më keq live, Era apo Nora? Roberti vihet në siklet

Showbiz October 21, 2018 - 09:22
Lajmet nga showbizi

Nora dhe Era Istrefi janë dy artistet e njohura shqiptare.

Nora dhe Era janë shumë aktive në muzikë dhe që të dyja shënojnë vazhdimisht suksese të reja në karrierë, shkruan lajmi.net.

Bashkëshorti i Norës, Roberti ishte i ftuar së fundi në “Shiko kush Luan”, ku në lojën “Ndaje ose haje” u vu në siklet nga pyetja që iu bë.

Ai u pyet se kush këndon më keq live, mes Erës dhe Norës, e që përzgjedhjen e bëri bazuar në eksperiencë.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eskperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq live”, ka thënë Roberti.