Është përfolur për një lidhje mes Noizyt e Dafinës, ky koment tregon gjithçka

Showbiz October 20, 2018 - 17:23
Lajmet e fundit nga jeta

Dy këngëtarët e njohur shqiptar Dafina Zeqiri dhe Rigels Rajku (Noizy), janë dy emra mjaftë të përfolur në mediat rozë, e ku ka edhe aludime për një lidhje të mundshme mes dyshes. Të dy kanë paralajmëruar që së bashku do të sjellin edhe një projekt muzikor e që pritet të lansohet së shpejti, raporton “Zëri.info”.

Sa i përket lidhjes mes tyre asnjëri nuk është deklaruar publikisht. Dafina kohëve të fundit është ndarë edhe nga i dashuri i saj.

Mirëpo një koment në fotografinë e Noizyt ka lënë të nënkuptohet që Dafina së bashku me Noizyn janë duke kaluar kohë të mirë bashkë.

Noizy në profilin zyrtar në “Instagram”, ka postuar një fotografi e ku në mbishkrim ka shkruar “E kom pamjen e qart se kam hyp n maj t kodrès”, transmeton “Zëri.info”.

I menjëhershëm ka qenë komenti nga shoku i tij Blerim Destani i cili Noizyt i ka shkruar “fotografi mir paska qen”, për të nxitur kështu një reagim edhe nga Dafina që ka bërë TAG emrin e Destanit.

Mbetet të shihet nëse ka ndonjë gjë të vërtetë në lidhjen e tyre apo dyshja janë vetëm shokë të mirë që shumë shpejt pritet të sjellin edhe projektin e përbashkët muzikor. ZËRI

Image