Shtyhet pjesëmarrja e Ronela Hajatit në 'Kënga Magjike', kjo është arsyeja

Showbiz October 19, 2018 - 19:45
Lexo tjera detaje

Ka nisur edicioni i ri i festivalit "Kënga Magjike".

Festivali “Kënga Magjike” edhe këtë vit mbledh në një vend disa nga emrat më të njohur të estradës, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe, konkurrente është edhe Ronela Hajati, e cila përmes një postimi në Instagram njoftoi që pjesëmarrja e saj në festival është shtyer për në muajin nëntor.

“Me falni shume qe me duhet t’ju them se pjesmarrja ime ne “Kenga Magjike” eshte shtyre per ne Nentor, per shkak te nje angazhimi  ku s’mund te mungoj… Duroni dhe pak!”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që “Do ta luj” titullohet projekti i fundit nga Ronela Hajati, që u prit shumë mirë në publik.

Image