Pamje të tmerrshme te Zajmina Vasjarit, çfarë ka ndodhur me të

Showbiz October 19, 2018 - 16:43
Lajmet nga showbizi

Këngëtarja Zajmina Vasjari është njëra ndër femrat më të përfolura të mediave rozë, për pamjen e saj të jashtme, shkruan GazetaBlic.

Së fundi ka publikuar një imazh në llogarinë e saj ‘Instagram‘, edhe pse na ndajnë pak ditë nga festa ‘e frikshme’ e Halloweenit, Zajmina ka vendosur ta festojë para kohe.

Në imazhin e fundit të publikuar nga ajo, fytyra e saj shihet e mbuluar me shenja të gjakut.

‘Halloween-i po afron, si do visheni kete vit?‘, ka shkruar Zajmina poshtë fotografisë së publikuar në ‘Instagram‘.

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka disa muaj që është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Klodi kanë sjellë në jetë një vajzë.

Image