Kim Kardashian, grimin për sy e reklamon tërësisht e zhveshur

Showbiz October 19, 2018 - 13:03
Lajmet e fundi nga jeta

Kim Kardashian është ylli i reklamës së koleksionit të saj kozmetik. Zeshkania atraktive në Instagram ka publikuar një foto me të cilën paralajmëron fillimin e shitjes së koleksionit të ri të grimit për sy, i cili ka dalë në shitje që nga e premtja, shkruan "Zëri.info"

Mirëpo, në këtë foto fillimisht shihni gjëra më të mëdha se sa grimin. Bukuroshja të dielën mbush 38 vite dhe duket mrekullueshëm, por në këtë foto është tërësisht e zhveshur derisa reklamon hijëzën për sy.

Image

Kjo ka rënë në sy të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, prandaj ka marrë komente të shumta, me të cilat ia rikujtojnë se është bashkëshorte dhe nënë dhe e kanë pyetur ‘a po i shet gjinjtë apo diçka tjetër’, ndërsa kishte edhe komente cinike të kritikëve, të cilët e kanë pyetur nëse ‘kjo ishte ideja e vetme që e ka menduar për ta promovuar sa më mirë koleksionin e ri të grimit për sy”. Përkrah fotografisë, Kim ka shkruar ‘pakëz nuancë të argjend në sy këtë mëngjes’. Edhe pse ky grim duket mjaft bukur, besoj se askush nuk e ka shikuar, pasi shikimi është përqendruar diku tjetër. /ZERI