Unikkatil e bën këtë për Encën dhe Don Phenomin

Showbiz October 15, 2018 - 11:38

Këto ditë u publikua bashkëpunimi mes Encës dhe Don Phenom.

Dy artistët pranuan komente pozitive dhe kritika për këtë këngë, ndërsa u komentuan shumë ‘dissat’ e Encës me Noizyn, shkruan lajmi.net.

Reperi nga “TBA”, Unikkatil ka përkrahuar këngën e mikut të tij Don Phenom, i cili i përket labelit të njëjtë.

Unikkatil ka shpërndarë këngën “Kujt po i han” dhe ka ftuar gjithë fansat e tij ta dëgjojnë këtë projekt.

Kujtojmë që “Kujt po i han” nga Enca dhe Don Phenom ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.  

Image