Ajka 3 muajshe, Besi dhe Xhensila darkë me miqtë e afërt

Showbiz October 13, 2018 - 18:26
Lajmet nga showbizi

Ka vetëm pak kohë që çifti i njohur i showbizit shqiptar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër të vogëlushes Ajka.

Mbrëmjen që lamë pas çifti i njohur ka mbledhur miq e bashkëpunëtorë për të festuar 3 muaj të ardhjes në jetë të së voglës. Shohim se të pranishëm kanë qenë bashkëpunëtorët e Besit në “B.E Coffee” si Erion Isai apo Olsi Bylyky dhe gjithashtu moderatori i njohur Ardit Gjebrea. 

Gjithashtu Xhensila është shfaqur më në formë së kurrë e veshur me një fustan të gjatë, por si të ftuarit ashtu edhe prindërit e Ajkës janë kujdesur të mos publikojnë asnjë foto me fytyrën e saj.

Image

Image

Image

Image