Nora dhe Roberti zyrtarisht shtetas të Shqipërisë

Showbiz October 11, 2018 - 11:44
Lajmet nga showbizi

Çifti i njohur janë bërë me pasaporta të Shqipërisë.

Pak kohë më parë, Robert Berisha ka ngjallur shumë reagime kur ka postuar një fotografi me pasaportë amerikane dhe ka shkruar: 'Krenar të jem një amerikan'. 

E tani shihet se ai dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi janë bërë shtetas edhe të një vendi tjetri, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë lajmëruar se i kanë marrë pasaportat e shtetit të Shqipërisë, sërish përmes Instagram. 

Çifti duken shumë të lumtur dhe shfaqen të përqafuar në kryeqytetin shqiptar./Gazeta Express/