Vendimi i Edi Ramës mbyll emisionin e bukuroshes Gea Braha?

Showbiz October 11, 2018 - 09:23
Lexo tjera detaje

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi mediat që brenda 24 orësh të heqin nga transmetimi reklamat e kazinove dhe ato të basteve sportive.

Ky vendim, tha Rama dje është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve.

Duket se ky vendim i Ramës prek një prej emisioneve të transmetuara nga Supersport. Bëhet fjalë për emisionin ‘Bar sport Skedina’.

Ky emision bazohet tek parashikimet e ndeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke ju referuar kompanisë së llotos e cila është pjesë e emisionit.

Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës, do të çojë në mbylljen e emisionit i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e ‘Fiks Fare’.