Tayna tregon si i propozoi një burrë i martuar: E lë gruan për ty

Showbiz October 07, 2018 - 23:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Tayna erdhi fuqishëm në tregun muzikor shqiptar dhe me projektin e parë me videoklip u bë tejet e komentuar në mediat rozë.

Suksesi i këngëve është njëra prej arsyeve që atë e bëri të famshme mirëpo edhe ‘dissat’ mes kolegeve të saj repere e kanë bërë të veten, shkruan lajmi.net

Kujtojmë se së fundmi Tayna ishte mysafire në ‘Xing me Ermalin’ aty ku foli për famën e saj dhe fansat. Reperja e njohur ka treguar poashtu se kishte ofertë nga një burrë i martuar i cili i propozoi. Madje i tha se do ta linte për të edhe bashkëshorten.

”Unë kam fansa të të gjitha moshave. Një herë më ka ardhur një burrë rreth 45 vjeç në backstage dhe donte të bënte foto. Unë isha shumë e lodhur se kisha tre koncerte atë natë dhe nuk isha në gjendje të mirë. Ai i tha sigurimit që donte t’më takonte patjetër. Unë edhe pse mund të jemë e lodhur, kam qejf t’i respektoj ata që më përkrahin. Dhe pranova që ai burri të vinte dhe pasi bëmë foto më tha: Unë do të lë gruan për ty. Fillimisht mendova se po bën shaka dhe fillova të qesh dhe ai më tha se e kishte seriozisht. Unë i thash t’i po të duash ndahu nga gruaja, por do mbetesh pa asnjërën. Iku nga aty dhe kur dola unë në skenë bënte atmosferë”, ishin fjalët e saj.

Kujtojmë së fundmi Tayna pati një ‘konflikt’ nëpërmjet rrjetit social Instagram edhe me këngëtaren Arta Memedi dhe si duket ‘mollë sherri’ u bë një mashkull.

Rreth kësaj kjo e fundit ka dhënë sqarime për ‘Mirage’ dhe detajet i gjeni në videon në vazhdim./Lajmi.net/