Woow ky është rekordi më i ri nga Dua Lipa

Showbiz October 07, 2018 - 08:24
Krenare me Dua Lipen

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur. Së fundmi ajo përmes një postimi në “Instagram”, ka bërë të ditur se ajo në platformën “Spotify”, ka mbi 40 milion dëgjues, shkruan “Zëri.info”.

Dua përmes këtij postimi po ashtu ka bërë të ditur se kënga e fundit e saj “Electricity” renditet e katërta për sa i përket dëgjueshmërisë në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja shqiptare tanimë është ndër këngëtaret më të suksesshme në botë duke fituar disa çmime shumë të rëndësishme për të dhe për karrierën e saj. /zëri