Tayna ironizon me ‘Mami’ Rinën, je ba bajat ‘Unë jam njerka’

Showbiz September 30, 2018 - 19:17
Lexo detajet

Këngëtarja e njohur Tayna së bashku me Rinën kohëve të fundit janë ndër artistet më të përfolura në mediat rozë. Kjo për faktin se dy këngëtaret mes vete kanë raporte të acaruara gjë që e shfaqin edhe përmes ‘disave’ në këngë, shkruan “Zëri.info”.

Ka qenë Rina ajo e cila e ka përdorë fjalën mami e pas saj edhe Tayna duke pretenduar të dyja që janë “Mami”, i estradës shqiptare.

Por Tayna sot përmes një fotografie në “Instagram”, ka shkruar që fjala “Mami”, është bërë bajat nga disa persona duke aluduar kështu në Rinën.

LEXO EDHE: ‘Bëhen bashkë’ Tayna dhe Rina

Ajo ka shkruar që qysh nga sot Taynën mund ta thërrasim “Njerkë”.

Së fundmi Tayna ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Doruntina”, ndërsa Rina ka ardhë në bashkëpunim me Sini Boy me këngën “Gigi”. /ZËRI

Image