Dj Flow dhe Buta zbulojnë këngëtaret që i pelqejnë, një bashkëpunim shpejt me bombën e estradës!

Showbiz September 25, 2018 - 16:43
Lajmet e fundit nga showbizi

Reperi Buta dhe Dj Flow janë të ftuarit e Shukit në ‘Radio Prishtina’, ku gjatë intervistës po zbulojnë shumëçka nga karriera e tyre.

Ndër të tjera reperët kanë zbuluar edhe se cilat këngëtare të estradës pëlqejnë më shumë.

Buta ekskluzivisht ‘Të Shuki’, në Radio Prishtina tha se shumë shpejt do të realizojë një projekt me Dafina Zeqirin, të cilën pranoj se e pëlqen shumë, shkruan “Zëri.Info”.

“Dj Flow si të preferuarën e tij nga këngëtaret e reja ka thënë se më së shumti i pëlqen këngëtarja Dhurata Dora

Ndërsa Buta për këngëtaret e reja ka thënë se do të kishte bashkëpunuar me Dafina Zeqirin, me të cilën thotë se do të sjellin shpejt diçka të re.

Reperin më të mirë që ata e pëlqejnë më së shumti thonë se e kanë Lumi B./ZËRI